Transmetuar më 02-02-2019, 14:34

Gërhitja gjatë gjumit është një problem që prek mbi 936 milionë njerëz në botë. Por një problem i tillë, shkakton probleme edhe me kujtesën.

Kjo pasi ata persona që gërhasin në gjumë, kanë vështirësi në të kujtuarit e detajeve të jetës së tyre, si dhe janë më të prirur për tu prekur nga depresioni.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim australian i Rmit University në Melbourne, i publikuar në revistën shkencore ‘Journal of the International Neuropsychological Society’.

Gërhitja ndodh kur frymëmarrja e një personi, ndërpritet gjatë gjumit. Gjatë studimit u mbajtën nën kontroll 44 persona dhe një grup tjetër që nuk gërhiste, shkruan noa.al.

U konstatua se ata persona të cilët gërhinin dhe nuk ishin trajtuar, nuk kujtonin shumë episode nga e kaluara e tyre. Kështu studiuesit arritën në përfundimin se një gjumë i mirë, është i rëndësishëm për të pasur një memorie të fortë. /a.y/noa.al