Transmetuar më 01-02-2019, 17:05

Dhimbja e djegies është e njëjtë, cilido qoftë shkaku. Megjithatë në varësi të shkallës së djegies, ndryshon dhe trajtimi. Ato të shkallës së parë nuk kërkojnë domosdoshmërisht trajtim të specializuar ndaj më poshtë keni disa mënyra në kushte shtëpie, që do të lehtësojnë dhimbjet, do të parandalojnë infeksionin dhe do të shërojnë plagën pa lënë shenjë.

Aloe Vera- E mira është që xheli i aloe verës të përftohet direkt nga bima. Aplikojeni dy herë në ditë dhe brenda javës do të shikoni përmirësim. Nuk do të keni dhimbje dhe plaga do të përthahet pa lënë shenjë në lëkurë.

Vajrat esenciale- Vaji esencial i livandos mund të aplikohet në zonën e prekur tri herë në ditë për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së dëmtuar dhe për të përshpejtuar shërimin. Vaji i pemës së çajit mund të përdoret për parandaluar e rrezikun e infeksionit. Për lehtësimin e dhimbjeve, provoni vajin e mentes pasi ul inflamacionin

Trupi ka nevojë për zink për të riparuar qelizat e dëmtuara- Merrni 30 mg zink dy herë në ditë si një ilaç natyral për djegie.