Transmetuar më 30-01-2019, 13:28

Një ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2017, ka çuar sot në prerje e urdhër-arrestit për të riun shqiptar në Angli.

Bektash Muka, 27 vjeç, emigrant shqiptar në Britaninë e Madhe, akuzohet nga policia britanike si i përfshirë në vjedhje në bashkëpunim të Tigne Diamonds International në Maltë.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë sot në mëngjes, pak orë pas mbërritjes së rezultatit të një analize ADN, raporton noa.al duke cituar një komunikatë zyrtare të policisë lokale.

Gjithsesi Bektash Muka është ndërkohë në burg për një tjetër vepër penale, i akuzuar se ka hyrë me armë në një mjedis të ndaluar të aeroportit në Maltë, nëntorin e kaluar.

Gjatë plaçkitjes së dhunshme që ndodhi në Diamonds International u zhdukën bizhuteri të çmuara me vlerë 330 mijë euro.

Grabitja ndodhi duke kërcënuar me armë zjarri një oficer policie në vendngjarje. Policia tha se një nga të dyshuarit tentoi të hapë zjarr me armën e tij por ajo u zhduk.

Daniel Muka

Sakaq, vëllai i Bektashit, Daniel Muka, 22 vjeç, është i akuzuar për pjesën e tij të bashkëpunimit në grabitje. Po ashtu nën akuzë është dhe i dyshuari tjetër shqiptar, Artur Çoku. /noa.al/

Në fotot e mëposhtme që ju sjell noa.al, gjeni pamje pas grabitjes së Diamonds International në Maltë dhe të dyshuarve të saj

Bektash Muka

Bektash Muka pas arrestimit