Transmetuar më 30-01-2019, 12:52

Vëzhgimet policore kanë rezultuar të suksesshme për forcat antikrim në Meldola, qytet i provincës Forli në Emiglia Romagnia të Italisë, pasi përfunduan me lokalizimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për plaçkitje banesash, kryesisht vila.

Në pranga ranë dy djem nga Shqipëria që shikoni në foton që ju sjell noa.al, përkatësisht, Ndue Selmanaj 27 dhe Alfons Bibaj 23 vjeç.

Një kontroll banese përfundoi me zbulimin e dhjetë mijë eurove që u sekuestruan.

Dy shqiptarët rezultonin pa leje qëndrimi në Itali.

Coppia di ladri arrestata dai Carabinieri

Policia lokale tha se njëri prej dy të arrestuarve, ishte nën kërkim ndërkombëtar me dy mandate, njëri nga gjykata në Spanjë dhe tjetri nga gjykata në Greqi.

Po ashtu ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Rrethit Kurbin në Shqipëri.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë vjedhje të rënda, dhunim banesash, vrasje të mbetur në tentativë, bashkëpunim në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje.

Prokurorja Francesca Rago, kërkoi që gjykata lokale të mbajë nën masën e arrestit burg pa afat, dy shqiptarët e dyshuar. /noa.al/