Transmetuar më 28-01-2019, 20:11

Prindërit e një djali vetëm 3 vjeç u tmerruan kur humbën çdo kontakt me të voglin e tyre.

Menjëherë nisën kërkimet dhe pas disa ditësh ai u gjet shëndoshë e mirë.

Djali deklaroj se kishte jetuar me një ari, duke i çuditur të gjithë.

Casey Hathaway ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të martën, kur u zhduk nga oborri i gjyshes së tij në një zonë rurale në lindje të Karolinës Veriore.

Vogëlushi u gjet i gjallë pas dy ditësh kërkime intensive. Halla e Casey, Breanna Hathaway, raportoi në një postim në Facebook se nipi i saj ishte në shtëpi, i shëndetshëm dhe i qeshur.

Ajo tha se 3-vjeçari i kishte rrëfyer se jetoi me një ari gjatë kohës që humbi.

“Casey më tha që qëndroi me një ari për dy ditë,” tha Hathaëay. /k.k/noa.al/