Transmetuar më 28-01-2019, 17:25

Mjekët bënë maksimumin për të shpëtuar jetën e tij në emergjencën e spitalit në kujdesin intensiv pediatrik. Por për vajzën shtatë muajshe që mbrëmjen e 23 janarit, kishte ndërprerje të  frymëmarrjen, për fat të keq nuk kishte asgjë për të bërë. Fëmija vdiq në spitalin San Bortolo në Vicenza pas një krize serioze të frymëmarrjes.

Tragjedia ndodhi rreth orës 21:00 në Grumolo delle Abadesse, Vicenza, Itali. Nëna, pasi e futi në krevat fëmijën e saj, e kuptoi që diçka nuk shkonte me vajzën e vogël. Gruaja u alarmua, e mori në krah, u përpoq ta shtrëngonte, por fëmija nuk u zgjua, ndërsa fytyra ju nxi.

Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve bëri që zemra e vogël e foshnjes t’i kthehej rrahjeve. E porsalindura u shtrua më pas në gjendje të rëndë në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik.

Gjatë gjithë natës pediatri dhe infermieret janë përpjekur të bëjnë gjithçka të mundur për ta mbajtur atë gjallë, por në fund zemra e saj e vogël ka ndalur rrahjen. Drama, sipas asaj që mësohet, ka ndodhur për shkak se vogëlushja kishte pasur një ngërç të papritur që e pengonte të merrte frymë duke i shkaktuar edhe vdekjen./b.l/noa.al/