Transmetuar më 26-01-2019, 18:14

Bill Gates është një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe  vlen rreth 100 miliardë dollarë, por paratë nuk ia japin favorin të dalë i pari në radhë.

Një foto e postuar në Facebook është kthyer virale, ku tregohet bashkëthemeluesi i Microsoft që qëndron në rradhë në Dick’s Drive-In, një restorant fast food në zonën e Seattle.

Mika Galos, e postoi foton në Facebook, duke thënë se është kapur nga një i njohur, i cili më parë punonte për Microsoft.

Ai gjithashtu komenton se e ka hasur dhe më parë Gates në pika të ndryshme fast-food dhe restorante tailandeze.

Më poshtë keni fotografinë që është bërë lajm në shumë vende dhe media të ndryshme.