Transmetuar më 24-01-2019, 19:22

Një aksident fatal ndodhi sot duke shkaktuar vdekjen e katër personave, kurse një i pestë po lufton për jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Izmirit në Turqi, në rrugën që lidh qytetet Karabuk dhe Zonguldak, raporton noa.al duke cituar mediat turke.

Të katër viktimat ishin anëtarë të një familjeje dhe personi i plagosur, gjithashtu pranë tyre.

Policia tha se në aksident humbën jetën shoferi 66-vjeçar Satilmis Kocabas dhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, Emine Kocabas, si dhe nusja e djalit të tyre 32-vjeçe, Sevgi Kocabas dhe mbesa 11-vjeçare Nur Kocabas. Ndërsa nipi 4-vjeçar, Enes Ali Kocabas, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje, sikurse shihni pamjet, trafiku u paralizua duke u shoqëruar me dhimbje që shprehej nga shumë udhëtarë që u përballën me skenat e trishta. /noa.al/