Transmetuar më 24-01-2019, 16:38

Kompania Shell kishte marrë të drejtën e shpimeve në Zagori. Sot, Rama deklaroi: “Nuk bën vaki”

Kompania e kërkimit të naftës Shell ka deklaruar se nuk do të kryejë kërkim në zonën e mbrojtur të Zagorisë.

“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar,” tha drejtori i kompanisë Shell në Shqipëri, Rohan D’Souza.

Rohan D’Souza

Deklarata erdhi ndërsa kryeministri Edi Rama foli sot për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë.

Rama siguroi se s’do ketë shpime: “Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga HEC-e, gurore, etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”.

Vendimi i SHELL vjen pas protestave të banorëve të zonës, të cilët u ankuan për efektin që do të kishin këto punime në zonën e mbrojtur.

Shell, një nga kompanitë më të mëdha globale në fushën e kërkimeve për naftën në datën 9 shkurt 2012, mori interesat e dy blloqeve ekzistuese kërkimi në tokë me vendndodhje në jug të Shqipërisë Qendrore (Blloqet 2-3) të mbajtura nga Petromanas. Në qershor të vitit 2013, Shell dhe Petromanas ranë dakord për një kalim të dytë interesash, i cili rezultoi në marrjen e 75% të interesave të Bllokut 2-3 nga Shell.

Në shkurt të vitit 2016, Shell fitoi 25% të interesave të mbetura të Petromanas dhe u bë operator i KNP për Blloqet 2-3 në datën 1 mars 2016. Që në atë moment, ka shpuar pusin Shpirag 3 dhe në fillim të 2018-s nisi shpimin e një pusi të ri, pusin Shpirag 4.

Debati me qytetarët, reagon kompania Shell: S’planifikojmë asnjë shpim në zonën e mbrojtur të Zagorisë