Transmetuar më 22-01-2019, 18:42

Edhe pse vitet e fundit është vënë re një përmirësim i futbollit në vend, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për terrenet sportive.

Më të rënduara janë ato të kategorive inferiore.

Kjo u pa edhe në takimet për Kupën e Shqipërisë ku Partizani dhe Skënderbeu fituan përballjet e tyre respektive në Kupën e Shqipërisë, ndaj rivalëve modestë, të cilët duke parë mungesën e kualiteteve në skuadër, synuan të pengonin pretendentët përmes kushteve të mjerueshme të fushave të futbollit.

Kryeqytetasit u imponuan 4-2 ndaj Kastriotit, në përballjen e zhvilluar në Fushë Krujë, në një tapet që i përngjau një moçali dhe në kontrast të plotë me stërvitjen e këtij dimri në Antalia.

Në një fushë të tillë luajti edhe Skënderbeu, që fitoi 2-1 ndaj Besëlidhjes në Lezhë. /k.k/noa.al/