Transmetuar më 20-01-2019, 18:15

Është shoqëruar me tensione dhe perplasje protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar.

Mësohet se një 45 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga turma.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.

Më poshtë keni pamjet nga protestat e zhvilluar sot në kryeqytetin grek.