Transmetuar më 18-01-2019, 12:56

I vënë nën akuzë për abuzimin seksual dhe lënien shtatzënë të një vajze 11 vjeçe, mohon çdo akuzë me anë të një justifikimi absurd.

Robert Cronin, 33 vjeç, tha në polici se vajza kishte mbetur shtatzënë, pasi kishte prekur rrobat e tij të bëra pis nga lëngu i dalë nga organi i tij gjenital.

Burri deklaroi se ishte masturbuar, pak para se 11-vjeçarja të hynte në shtëpi dhe se kur ajo pati kontakt trupor me rrobat, ndodhi fekondimi.

Kështu Cronin, mohon çdo lloj abuzimi seksual me të miturën, por ky justifikim i tij është shumë pak bindës.

Ai akuzohet për abuzim seksual me të mitur dhe se gjithçka u zbulua nga mjekët, kur vajza e cila kishte mbetur shtatzënë shkoi për të lindur.

Kur 11-vjeçarja shkoi në spital për të lindur, u bë dhe denoncimi ndaj burrit, i cili ishte fqinj me të miturën.

Duke qenë se e mitura e njihte agresorin dhe kishte shoqëri me fëmijët e tij, duket se i ka besuar lehtësisht.

Tashmë e mitura ndodhet në një qendër për të miturit, bashkë me fëmijën, teksa po ndihmohet nga persona të specializuar për të rritur fëmijën.

Ndërkohë 33-vjeçari u arrestua këtë fillim javë dhe aktualisht po përballet me procesin gjyqësor ndaj tij, teksa abuzimi seksual mendohet se ka ndodhur në mars të vitit 2018. /a.y/noa.al