Transmetuar më 18-01-2019, 08:20

Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit, Keisi Medini është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale.

Së fundmi Keisi është parë shpesh në shoqërinë e Seldit dhe në media menjëherë u përfol se ata janë lidhur.

Dyshja pak ditë më parë publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë me titull “S’ka dashni”, që rezultoi i suksesshëm, por u komentua edhe për skenat mes tyre.

E ftuar pasditen e kësaj të enjteje në “Ftesë në 5”, Keisi foli për herë të parë për lidhjen e përfolur në media.

“Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë. Njihemi që 2 vjeç”, u shpreh modelja dhe këngëtarja.