Transmetuar më 17-01-2019, 17:26

Loredana dhe Mozzik janë bërë para pak kohësh prindër për herë të parë . Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe pothuajse çdo ditë postojnë foto me vajzën e tyre Hana.

Reperi duket një baba mjaft i përkushtuar dhe nuk nguron të tregojë lumturinë dhe dashurinë e madhe që ka për të bijën.

Së fundmi ai ka emocionuar me një dedikim ku së bashku me një foto të Hana-s ku duket duke qeshur i ka bashkangjitur një shkrim.

“Hahahahhaa o engjëlli im. Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote. Ti je jeta ime komplet. Me pa durim pres me ta dëgjuar edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël”- përfundon Mozzik.