Transmetuar më 17-01-2019, 15:18

Të gjithë e kanë një foto të 10 viteve më parë dhe janë gati ta postojnë në profilin e tyre për t’iu bashkuar sfidës së re të Instagramit, e cila, për hir të së vërtetës, është bërë interesante orët e fundit sidomos pasi janë futur në lojë edhe personazhet e njohur shqiptarë.

Dje dhe sot mund të keni parë shumë prej tyre dhe, me siguri, me një pjesë të mirë keni qeshur me shpirt.

Jo vetëm se 10 vjet më parë, shumë prej tyre mund të kenë pasur disa kilogramë më pak, por edhe sepse, nga këto foto po kuptojmë se një dekadë qenka shumë për disa personazhe dhe aspak për disa të tjerë.

Mes çifteve që sot kanë postuar foton e 10 viteve më parë, janë edhe Ermali me Amin dhe ajo çka duhet të bëjmë të gjithë është ‘të gjejmë ndryshimin’.

Shikoni këto foto të çiftit dhe të Amit që moderatorja ka postuar në profilin e saj disa minuta më parë. Cili është ndryshimi?