Transmetuar më 17-01-2019, 10:53

Në natën e ndërrimeve të viteve moderatorja  Fjoralba Ponari uroi të gjithë ndjekësit e saj me një foto shumë të veçantë.

Në foto shfaqej një mashkull të cilit moderatorja ja kishte mbuluar fytyrën më një emoji zemër ku më pas të gjithë u bënë kurioz të mësonin kush është djali që që ja ka rrëmbyer zemrën moderatores.

Në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’ moderatoja ka zbuluar se është në një marrëdhënie, por imazhin e partnerit nuk do ta bëj publik për një kohë të gjatë madje është penduar për postimin e bërë.

“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh Fjoralba.