Transmetuar më 17-01-2019, 10:14

Ditëve të fundit në rrjetet sociale ka nisur një sfidë e re, ku personazhet e njohur, por jo vetëm publikojnë fotografi të para dhjetë viteve përballë atyre aktuale.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe aktori i humorit Bes Kallaku, i cili e kthen me ironi këtë sfidë.

“Mirëmëngjes, martesa bo mrekullira hahahahahaahahah #10yearchallenge. Në fakt aty tek foto e parë kam qenë në 2005, por nuk mund të nxirrja foto të 2015-ës sepse kam qenë prapë i shëmtut”, shkruan Besi.

Aktori e ka pranuar prej kohësh se lidhja dhe martesa me Xhensila Myrtezaj i ka dhënë tjetër nur, duke marrë nga hijeshia e saj.

Çifti janë bërë prindër të një vajze të vogël me emrin Ajka, e cila i ka lumturuar pa masë. /a.y/noa.al