Transmetuar më 17-01-2019, 09:10

Këngëtari Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin, u martuan me anë të një riti civil në New York në muajin shtator, para dëshmitarëve të tyre.

Që nga ai moment, çifti kanë nisur të projektojnë një tjetër martesë, edhe më të madhe.

Tashmë këngëtari dhe modelja, kanë zgjedhur ditën për ceremoninë fetare dhe sipas mediave amerikane, kanë caktuar datën 28 shkurt.

Madje ata iu kanë dërguar ftesat miqve të tyre, në ceremoninë zyrtare.

Më tej ceremonia do të vijojë me një tjetër më intime, me njerëzit më të ngushtë. /a.y/noa.al