Transmetuar më 16-01-2019, 18:19

Këngëtarja e famshme Rihanna ka hedhur në gjyq të atin, duke e akuzuar atë se shfrytëzoi emrin e saj për të zgjeruar biznesin e tij.

Padia është bërë në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Rihanna pretendon se Ronald Fenty dhe partneri i tij i biznesit kanë thënë se këngëtarja është e lidhur me firmën e tyre, “Fenty Entertainment”.

BBC shkruan se deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës “Fenty”. Ndërkohë “Fenty Entertainment” ende nuk ka komentuar mbi këtë padi.

Gjithashtu bëhet e ditur se Riri i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin “Fenty” për biznes.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 12: (L-R) Ronald Fenty, singer Rihanna and Rajad Fenty arrive at The 54th Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 12, 2012 in Los Angeles, California. (Photo by Lester Cohen/WireImage)