Transmetuar më 16-01-2019, 14:00

Futbollisti Granit Xhaka duket tejet i dashuruar pas bashkëshortes së tij dhe këtë gjë e tregon vazhdimisht me anë të postimeve që bën në rrjetet sociale.

Kështu ndërsa ditën e sotme, 16 janar, ai dhe Leonita Lekaj bëjnë katër vite të lidhur, futbollisti ka bërë një dedikim tejet romantik.

Ai ka publikuar disa fotografi të tyre, ku shkruan se ndihet me fat për partneren që ka.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4. Të dua zemra jem”, shkruan Xhaka.

Edhe Leonita ka bërë një dedikim të ëmbël për partnerin e saj, ku me anë të të njëjtave fotografi shkruan, “Katër vite ti dhe unë, të dua përgjithmonë”.

Pak më shumë se një vit më parë çifti u lidhën në martesë, me anë të një ceremonie tradicionale. /a.y/noa.al