Transmetuar më 15-01-2019, 20:49

Dua Lipa publikon videon e 10 viteve më parë, kur këndonte në shkollën e saj në Prishtinë

Dua Lipa është pa dyshim një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentin në skenat botërore.

Këngëtarja kosovare 2018-ën e ka pasur vitin e arritjeve më të mëdha në karrierën e tij.

Ajo u zgjodh në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

E megjithatë për suksesin e saj janë deshur vite të mëdha pune.

Ajo së fundmi ka publikuar një video e cila është realizuar 10 vite më parë kur ajo këndonte në shkollë në Prishtinë.

Lipa shihet duke interpretuar këngën “No one” të Alica Keys, ndërsa me siguri se nuk e kishte imagjinuar që pas 10 viteve do të gëzonte këtë sukses që ka sot.

“Sfida ime 10 vjeçare…mirë pothuajse”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas videos në Instagram./a.k/noa.al/