Transmetuar më 15-01-2019, 20:29

Maluma vlerësohet si këngëtari më i mirë latin por edhe nga më të pëlqyerit në qarkullim

Ai është shfaqur shumë i angazhuar me projekte të reja por gjithashtu nuk ka lënë pas dore jetën e tij personale.

Ai së fundmi ka postuar një foto ku shikohet që është i shtruar në spital.

I veshur me veshjet e spitalit por me pozitivitet ai shprehet: “Gjithmonë jemi pozitivë…”

Kjo gjë shokoi fansat e artistit që për më tepër, nuk kishin asnjë informacion mbi atë që po ndodhte.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Maluma i është nënshtruar një ndërhyrjeje për shkak të problemeve me ligamentet e njërës këmbë./a.k/noa.al/