Transmetuar më 15-01-2019, 20:24

Lulzim Basha reagon për atë që ai e quan kapitullim i Edi Ramës përballë krimit, duke iu referuar dorëzimit të Klement Balilit.

Për opozitën nuk ka asnjë dyshim që i shumëkërkuari u dorëzua vetë në polici, dhe nuk kemi të bëjmë aspak me një arrestim, ashtu siç pretendon ministri Lleshaj dhe Kryeministri Rama.

“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me S. Tahirin”, shkruan Basha në Tëitter.

Argumentet dhe replikat politike do të vijojnë gjatë këtyre ditëve, pasi emri i Klement Balilit është artikuluar shumë këto dy vite.

Partia Demokratike akuzon strukturat e policisë, madje edhe Edi Ramën se ka ofruar mbështetje për Balilin.

Ndërsa kreu i ekzekutivit e quajti një prej operacioneve më të sofistikuara që çoi në pranga Klement Balilin. /k.k/noa.al/