Transmetuar më 15-01-2019, 17:24
Klement Balili

Arrestim apo vetëdorëzim? Kjo është ajo e cila ka stimuluar debatin e radhës politik në cështjen “Balili”.

Kryeministri Rama ka reaguar sërish pasdite për atë që e quan operacion policor, dhe që çoi në arrestimin e Klement Balilit.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!

Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri”, ka shkruar Rama në Tëitter.

Balili u prangos pas më shumë se dy vitesh në kërkim. Ai ka prodhuar debate të ashpra edhe në radhët e politikës, të cilat duket se do të vijojnë edhe më tej. /k.k/noa.al/