Transmetuar më 15-01-2019, 17:13

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për prangosjen e të shumëkërkuarit, Klement Balili.

Përmes një statusi në Twiter, ambasadori Luigi Soreca ka përshëndetur këtë zhvillim.

Ai shkruan se burgu për Balilin përbën një moment të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

“Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”, ka shkruar ambasadori.