Transmetuar më 15-01-2019, 12:50

Teksa ishte i pranishëm në Lezhë gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do e dekretoj Edi Ramën, si ministër të Jashtëm.

Ai përsëriti shprehjen e tij të famshme “me qetësi”, por kësaj radhe pasimi ishte “pa dashuri”.

“Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje.

Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”, u shpreh kreu i shtetit.

Sakaq një ditë më parë Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do e marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme.

“Do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, tha Kryeministri. /a.y/noa.al