Transmetuar më 15-01-2019, 12:16

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me dorëzimin dhe arrestimin e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Rama thotë se Klement Balili prapa hekurave është një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar.

“Arrestimi i Balilit është një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara, Urime për këtë rezultat ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama.

Më tej Kryeministri shton, “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur Klement Balili u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”.

Më herët ministri Lleshaj tha se policia mori në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri ndërsa qytetarët dhe partnerët marrin një lajm shumë të qartë për Shqipërinë që duam.

“Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit”, u shpreh ministri.

Lidhur me vetëdorëzimin, Lleshaj tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”.

Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak të rolit të tij në trafikun e drogës. /a.y/noa.al

Berisha publikon mesazhin: Vetëdorëzohet Klement Balili

Ministri Lleshaj në konferencë: Klement Balili u arrestua