Transmetuar më 15-01-2019, 11:55

“Panorama e jetës”, dy fjalë për të përkufizuar shumë ndjenja dhe një dashuri të madhe.

Është kjo ajo që ka shkruar këngëtari Alban Skënderaj, teksa ka publikuar një fotografi të së bijës Ameli dhe partneres së tij, Miriam Cani.

Në foto nënë e bijë, shihen pranë njëra tjetrës, teksa Ameli puth në faqe të ëmën.

Kjo pamje duket se i mungon shumë këngëtarit, i cili ka një axhendë të ngjeshur me koncerte dhe e ka të limituar kohën për të kaluar me dy të shtrenjtat e tij.

Çifti i njohur i këngëtarëve u bën prindër të vogëlushes më 28 nëntor 2015 dhe tashmë Ameli i ka mbushur 3 vjeçe. /a.y/noa.al