Transmetuar më 15-01-2019, 10:53

Një histori drithëruese ka tronditur banorët e një qyteze në Rusi. Një grua 62-vjeçare, pasi u deklarua e vdekur, u dërgua në një dhomë frigoriferike të morgut.

Deri këtu asgjë jonormale, përveç faktit se ajo u zgjua vetëm pak më vonë.

Në atë moment gruaja u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pak më vonë, për shkak të hipotermisë, pasi kishte qëndruar gjatë në të ftohtë, në dhomën frigoriferike.

Gruaja e kishte kaluar mbrëmjen me të afërmit e saj në një festë në Vasilyevka të Rusisë. Krejt papritur ajo ishte ndjerë keq, dhe nuk merrte më frymë. Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë ku gruaja u deklarua e vdekur, duke u duruar në morg.

Kur pas disa orësh një punonjës i morgut u afrua për ti vendosur emrin në këmbë, gruaja hapi sytë, shkruan noa.al.

“E dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi një atak kardiak, por për shkak të hipotermisë ndërroi jetë pas 40 minutash”, tha mjeku Mikhail Danilov, i spitalit të Belogorsk.

Ndërkohë familjarët e saj thonë se me gjasë mund të kishte shpëtuar, nëse nuk do të kishte ndenjur aq gjatë në temperaturë të akullt.

Lidhur me vdekjen e gruas policia ka hapur një hetim, ashtu sikundër dhe spitali, lidhur me përgjegjshmërinë e mjekëve. /a.y/noa.al