Transmetuar më 15-01-2019, 07:58

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, gradualisht po i afrohet fundit të shtatzënisë.

Teksa këtë të hënë ndodhej për vizitë në Birkenhead, të Merseyside, bashkë me të shoqin, ajo zbuloi një detaj lidhur me kohën kur do të lindë fëmija.

Fëmija mbretëror rreth fundit të muajit prill, dhe fare pak mundësi ka që të vijë në jetë në muajin maj.

Dukesha e Sussex u shfaq e buzëqeshur, teksa ishte e veshur gjithë ngjyra, ndërkohë që ra në sy barku i saj i rrumbullakosur.

Teksa bisedonte me disa persona në vizitën e parë zyrtare të saj për këtë vit, ajo zbuloi se fëmija do të jetë “i prillit”. /a.y/noa.al