Transmetuar më 14-01-2019, 22:40

Këtë fundjavë Rudina ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona dhe Fatma.

Dy moderatoret e kanë pyetur Dembacajn nëse do të pranonte të rikthehej në “Portokalli” nëse i bënin një ofertë që ajo të bëhej moderatore dhe aktore e atij programi.

“Tani jam producente, kam emisionin tim. Nuk do kthehesha mbrapa për të qenë prezantuese diku.

Nëse do shkoja në “Portokalli” do pranoja  të shkoja me stafin tim, nëse do lëvizja diku do lëvizja me ata.

Nëse brenda një spektakli unë do kisha rubrikën time edhe mund të lëvizja.

Të lija diçka timen për të qenë mikëpritëse diku nuk do e bëja.”,- është shprehur aktorja.