Transmetuar më 14-01-2019, 21:41

Akt të turpshëm e ka quajtu kryetari i Partisë Demokratike deklaratën e Edi Ramës për :Zërin e Smerikës”.

Në një postim në Twitter, Lulzim Basha ka shkruar se deklaratat të tilla mund t’i bëjë vetëm një i degraduar.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha.

Por çfarë komentesh lëshoi Rama për “Zërin e Amerikës”.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkroi Rama. /k.k/noa.al/