Transmetuar më 14-01-2019, 18:51

Në internet është publikuar një video ku duket një krijesë e çuditshme. Përdoruesit e mediave sociale përpiqen ta identifikojnë, por askush nuk e ka idenë se çfarë është.

Sugjerimet ishin të ndryshme, por ka dhe nga ata që thonë se janë të frikësuar për ta parë deri në fund videon.

Në video shihet krijesa e vogël me një bisht të gjatë duke lëvizur nëpër një sipërfaqe të bardhë para se të zërë vend në një vend.

Tanya Latty, një studiuese e Universitetit të Sydney në Australi, thotë se krijesa është një lloj larve.

“Ato nuk janë të dëmshme, në fakt janë insekte të dobishme”, tha studiuesja duke sqaruar se krijesa në fjalë është larva e një insekti./b.l/noa.al/