Transmetuar më 14-01-2019, 14:40

Një veprim tronditës i kushtoi jetën një vajze vetëm 4 vjeçe, faji i vetëm i së cilës ishte se nuk ishte në gjendje që të mbante një gotë me lëng frutash.

Një krim tronditës vjen nga Illinois, në Midwest të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një djalë i ri akuzohet se ka rrahur deri në vdekje, vajzën e të dashurës së tij, vetëm sepse kishte derdhur lëng frutash në Xbox-in e tij.

Kështu Johnathan Fair, 19 vjeç nga Waukegan, ndodhet në burg nën akuzën e vrasjes.

Ndërkohë Skylar Mendez, 4 vjeçe, vajza e të dashurës së tij, gjeti vdekjen në spital të mërkurën që lamë pas, pak ditë pas sulmit. Prokurori Steve Scheller, shpjegoi se Fair atë ditë po kujdesej për vajzën, dhe kur vajza derdhi lëngun mbi kutinë e Xbox, nisi ta godasë egërsisht, deri sa e la në gjendje të fikëti në tokë.

Në tentativë për tu justifikuar ai tha se, donte vetëm ta ndëshkonte, teksa pohoi se ishte e vërtetë që e kishte shtrënguar fortë dhe e kishte qëlluar.

Dyshohet se 19-vjeçari e ka qëlluar me shqelma disa herë të miturën në korridor, duke e goditur edhe në kokë, shkruan noa.al.

Si pasojë e dhunës, Skylar pësoi traumë të fortë në kokë dhe dëmtime serioze në tru. Në momentin e agresionit nëna e vajzës nuk ishte në shtëpi, ndonëse e mitura u dërgua në spital prej saj dhe të dashurit dhunues. /a.y/noa.al