Transmetuar më 14-01-2019, 13:41

Po bën bujë jo vetëm në vendin e saj, por edhe në pjesën më të madhe të botës, historia e një gruaje në Kuvajt, e cila për muaj me radhë, regjistroi fshehurazi raportet seksuale me të shoqin, për ti shitur për sajtet e nxehta online.

Siç shkruan e përditshmja ‘AlRrai’, një qytetar i Kuvajtit zbuloi disa muaj pas martesës me një grua aziatike, se e shoqja publikonte në internet video nga momentet e tyre intime.

Më saktësisht ajo i shiste në këmbim të parave, në sajte për të rritur.

Pas zbulimit tronditës, burri bëri denoncim ndaj gruas, duke shpjeguar se videot shiteshin vetëm në sajte të vendeve aziatike dhe larg vendeve arabe, në mënyrë që të mos zbulohej.

Denoncimin e tij, buri e shoqëroi me prova të shumta, si video të publikuara dhe mesazhe nga ofertat e shitjes, të cilat i zbuloi rastësisht, shkruan noa.al.

Gjithçka pasi teksa po flinin natën, në telefonin e së shoqes erdhi një mesazh i çuditshëm, duke bërë që të zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. Pas denoncimit nga i shoqi gruaja u strehua në ambasadën e vendit të saj, ku dhe vijon të qëndrojë deri më tani. /a.y/noa.al