Transmetuar më 14-01-2019, 12:02

Vijon sërish përplasja mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, sa i takon ministrit të Jashtëm, pasi kreu i shtetit refuzoi që të dekretojë Gent Cakaj si kryediplomat.

Duke hedhur akuza ndaj Presidentit, Rama njofton se do e marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme.

“Presidenti s’e ka çdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues”, shkruan Rama.

Ai e quan shkelje të radhës, duke paralajmëruar se do ta ballafaqojë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

“Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, thotë Kryeministri.

Duke refuzuar dekretimin e Cakaj, Meta tha se i propozuari nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Po ashtu deklaroi se gjatë detyrës si zv.ministër i Jashtëm ka treguar mungesë të theksuar përgjegjshmërie./a.y/noa.al