Transmetuar më 14-01-2019, 11:38

Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Mësohet se gjatë saj është diskutuar ngërçi i krijuar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk dekretoi Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.

Gjatë mbledhjes u diskutua mundësia që të jetë vetë Edi Rama që të marrë drejtimin e institucionit që drejton diplomacinë shqiptare.

Një tjetër mundësi është që emri i Cakaj të ridërgohet sërish në Presidencë.

Kjo pasi PS ka vendosur që të mos e votojë emrin e Cakaj në Parlament në mënyrë të njëanshme.

Po ashtu në Parlament ministrat e rinj, pritet të votohen në bllok. /a.y/noa.al