Transmetuar më 14-01-2019, 08:44

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Bukuroshja shqiptare, e cila tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka vendosur të zbulojë barkun.

Ajo ka publikuar dy fotografi, ku shihet teksa një vogëlush i mban barkun me dorë.

“Dashuri, 6 muaj shtatzënë”, shkruan Almeda.

Pak kohë më parë Tolgahan bleu një vilë në zonën e Çekmekoy të Stambollit, duke u përgatitur për zgjerimin e familjes.

Plotë 800 mijë euro shpenzoi çifti i njohur për të patur vilën katër katëshe, e cila ndodhet në një zonë mjaft të bukur të Stambollit. /a.y/noa.al