Transmetuar më 14-01-2019, 08:05

Gjatë pushimeve për festat e fundvitit lojtarët shqiptarë të futbollit e kishin shfrytëzuar për t’u kthyer në Shqipëri e për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre dhe njerëzit më të dashur.

Nga Skocia kishte ardhur edhe futbollisti seksi Eros Grezda, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë i memorizoi momentet e bukura që kaloi me një foto me moderatoren e njohur të “Procesit Sportiv”, Nevina Shtylla.

Ngacmimet për këtë foto nuk kanë munguar as nga moderatori Edi Manushi në emisionin “Procesit Sportiv”, i cili donte të dinte më shumë për lidhjen e Nevina Shtyllës që fshihet pas kësaj fotoje festive.

Duke qeshur dhe e lumtur, Nevinës i shkëlqyen sytë kur në monitorin e emisionit u shfaq fotoja e saj me Erosin 23- vjeçar. Ajo iu përgjigj ngacmimeve të Manushit, duke i dhënë shpjegime në këtë mënyrë: “Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala! Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës (qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit!”.

Por komentuesit janë shprehur se në fakt ngacmimet e Manushit kanë qenë jo pa qëllim, pasi po flitet se mes Nevinës dhe Grezdës ka nisur diçka më shumë, shkruan ‘panorama plus’.

Eros Grezda, i lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez “Rangers” dhe në ekipin kombëtar shqiptar.

Ai lindi në Gjakovë por u rrit në Prishtinë, si fëmija i tretë i Genc dhe Valbona Grezdës. Karrierën futbollistike e nisi pikërisht me Prishtinën, duke luajtur mes moshës 9 dhe 15 vjeç.

Ai më pas u zhvendos për një kohë të shkurtër në FK Rabotnicki, ku u ndoq nga GNK Dinamo Zagreb, ku do të kalonte 1 vit atje, duke luajtur me U-17.

Në verën e vitit 2012, Grezda nënshkroi për klubin austriak Grazer AK. Grezda arriti në Slloveni në verën e vitit 2013, duke nënshkruar për klubin NK Aluminij. Ai pastaj u ngrit në nivel, duke nënshkruar klubin e PrvaLiga, DNŠ Zavrc në janar 2015 së bashku me Antonio Pavic. Pas një karreire të spikatur më 31 gusht 2018, klubi skocez Rangers konfirmoi se Grezda kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare.