Transmetuar më 13-01-2019, 20:10

Maksi Lopez dhe Vanda Nara nuk dinë të ndalen me akuzat e rënda që i bëjnë njëri-tjetrit.

Këtë herë është futbollisti argjentinas ai që sulmon ish-bashkëshorten e tij, duke zbuluar disa prapaskena interesante.

"Më merr gjithnjë kur burri i saj (Ikardi) ndodhet në grumbullim me skuadrën. Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm.

Unë dua vetëm të takoj fëmijët e mi, por nuk mund të shkoj, pasi nuk dua të bie prè i lojës së saj”, tregon Maksi Lopez për gazetën spanjolle “As”.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Vandës në profilin e saj në “Twitter”, ku shkruan:

“Nuk ke asgjë tjetër për të bërë, por të flasësh vetëm për mua?!”