Transmetuar më 13-01-2019, 12:52

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komenton protestën e studentëve, të cilët prej disa ditësh janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre.

Ai u pyet nga gazetarët pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, ku mohoi që të jenë dhunuar.

“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”, u shpreh Lleshaj.

Teksa iu drejtua me pyetjen, “S’kemi parë rezultate nga ju, a jeni në lartësinë e duhur për këtë detyrë?”, ministri tha se “Nuk e bëj vlerësimin e vetes”.

Po ashtu ai tha se nuk godet grupe kriminale, por se e bën policia. /a.y/noa.al