Transmetuar më 13-01-2019, 12:43

Një vajzë vetëm 13 vjeçe qëlloi veten me plumb në fytyrë aksidentalisht, teksa po bënte një fotografi selfie me pistoletën e të atit.

Adoleshentja ruse nga Moska, i mbijetoi të shtënës, por ndodhet në spital me dëmtime të rënda në fytyrë, përfshi dhe thyerje të njërës nofull.

Raporti i policisë thotë qartësisht se 13-vjeçarja e kishte marrë pistoletën e të atit pa lejen e tij, ishte mbyllur në dhomë dhe po bënte fotografi me synim që ta publikonte në rrjetet sociale, për t’iu rënë në sy miqve të saj.

Por diçka duket se shkoi keq. Teksa po merrte poza, pistoleta u shkrep aksidentalisht, duke e goditur në fytyrë.

Prindërit, të cilët ndodheshin në kuzhinë, vrapuan dhe hapën dyer me forcë, duke u gjetur para skenës së rëndë, shkruan noa.al.

Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën e Mytishchi, në Moskë, gjatë së dielës së kaluar.

Olga Vradyi, një zyrtare policie ruse doli me deklaratë lidhur me ngjarjen, tha se vajza e shkrepi armën aksidentalisht, ndërsa babai i saj do përballet me drejtësinë, për shkak se nuk e mbante armën në një vend të sigurtë.

Nga hetimet e kryera rezulton se burri e kishte armën me leje. /a.y/noa.al