Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka vendosur që të kalojë qeverinë në votëbesim në Parlament.
Ky vendim i tij vjen pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.
Ai deklaroi se pranon dorëheqjen e Kammenos dhe ministrave të tjerë në rast se do ndërmarrin një hap të tillë, si dhe daljen nga koalicioni të ANEL, (Grekët e pavarur).
Ky veprim vjen megjithëse Kryeministri grek, i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar me qeverinë e tij.
“Për të çuar përpara të gjitha çështjet që kemi në duar dhe për të siguruar seriozitet dhe garanci në punën tonë, kam vendosur që të kërkoj votëbesimin e qeverisë sime”, deklaroi Tsipras.
Ditën e enjte pritet të bëhet edhe votëbesimi i qeverisë në parlament, ku Tsipras duhet të sigurojë 151 vota nga 300 që janë në total në parlamentin helen.
Punimet e Kuvendit, pritet të zgjasin dy ditë, për shkak të diskutimeve që pritet të ketë.
Kammenos dha dorëheqjen, në shenjë pakënaqësie, ndaj marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit.
Kammenos drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e pavarur”.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras pas dorëheqjes së Kammenos emëroi ministrin e ri të Mbrojtjes.
Kreu i qeverisë greke, emëroi në krye të ministrisë së Mbrojtjes, shefin e shtabit të Ushtrisë, Vangelis Apostolakis./a.y/noa.al
Dorëheqja e Kamenos, Tsipras emëron ministrin e ri të Mbrojtjes