Transmetuar më 13-01-2019, 11:33
Vangelis Apostolakis

Kryeministri grek Aleksis Tsipras emëron ministrin e ri të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Panos Kammenos.

Kreu i qeverisë greke, ka emëruar në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Vangelis Apostolakis.

Në këtë mënyrë Tsipras ia beson ministrinë e Mbrojtjes, shefit të shtabit të Ushtrisë.

Ky vendim vjen pasi ditën e sotme Kammenos dha dorëheqjen, në shenjë pakënaqësie, ndaj marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e pavarur”.

Pas dorëheqjes ai ka lajmëruar daljen e partisë nga koalicioni qeverisës i drejtuar nga Kryeministri Aleksis Tsipras.

Nuk dihet ende ndikimi që do të ketë në qeveri kjo lëvizje, ndërkohë që partia e Kammenos, është më e vogla e koalicionit qeverisës. /a.y/noa.al

Greqi, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes