Transmetuar më 13-01-2019, 11:22

Dorëhiqet nga detyra ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos. Dorëheqja e tij u bë me dije gjatë ditës së sotme.

Gjithçka vjen në shenjë pakënaqësie, ndaj marrëveshjes mes Grerqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit.

Kujtojmë se Kammenos drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e pavarur”.

Pas dorëheqjes ai ka lajmëruar daljen e partisë nga koalicioni qeverisës i drejtuar nga Kryeministri Aleksis Tsipras.

Nuk dihet ende ndikimi që do të ketë në qeveri kjo lëvizje, ndërkohë që partia e Kammenos, është më e vogla e koalicionit qeverisës. /a.y/noa.al