Transmetuar më 13-01-2019, 10:35

Një grup studentësh e kanë gdhirë natën të ngujuar në ambientet e Fakultetit Ekonomik.

Bëhet fjalë për afro 50 të rinj të cilët kanë qëndruar brenda godinës së Ekonomikut.

Në një komunikim me mediat mëngjesin e sotëm, të rinjtë thanë se ndihen si në shtetrrethim, për shkak të kangjellave të mbyllura.

Të rinjtë thonë se e kanë kaluar natën në të ftohtë dhe se ushqimin e kanë marrë nëpërmjet dritareve të tualetit.

“Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime. Ne u themi këtë, në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim”, u tha në deklaratën për mediat.

Sakaq pasditen e sotme është parashikuar mbajtja e një mbledhje për të vendosur se si do të vijohet më tej. /a.y/noa.al