Transmetuar më 13-01-2019, 09:19

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez, duket se kanë nevojë për më shumë hapësirë për familjen e tyre, kështu që kanë vendosur që të shesin apartamentin e tyre në Neq York, SHBA.

Bëhet fjalë për një apartament të blerë vetëm pak muaj më parë, në mars të vitit 2018.

Streha e çiftit në Manhattan, 432 di Park Avenue me pamje nga Central Park, është 370 metër katrorë dhe u ble për 15 milionë dollarë.

Por tashmë çifti i famshëm ka vendosur që ta shesë për 17.5 milionë dollarë, përfshirë dhe mobiliet brenda.

Historia e tyre e dashurisë po ecën më së miri, duke u konsideruar si familje.

Secili prej tyre kanë nga dy fëmijë dhe vijnë nga divorce respektive.

Apartamenti në fjalë ka tre dhoma gjumi, katër tualete, një sallon, një restorant privat, një pishinë të mbuluar, një kinema dhe një bibliotekë. /a.y/noa.al