Transmetuar më 12-01-2019, 20:06

Deputeti i PD-së, Kastriot Islami tha se kryeministrit të vendit po i mbaron vaji në kandilin e tij.

Përplasjen mes Metës dhe Ramës për Gent Cakajn ai e sheh si përplasje institucionale e cila mund të prodhojë krizë politikë duke marrë parasysh se edhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Pas një viti thotë se këta të rilindjes nuk bëjnë. Tani po vret rilindjen duke kaluar në një anonimitet që nuk e kanë aftësinë për të qenë ministër. Unë them që janë vetëm një maskë e Ramës. Duhet të prononcohet qartë çfarë e pason këtë marrëveshje. Ka qenë disa herë në Gjermani dhe grindej se kush ishte dashnori më i mirë i Merkelit.

Unë them që Cakaj është një maskë që Rama po fsheh diçka më të madhe.

Përflitet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Bushatit janë të tensionuara për shkak të kësaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë që numri 1 i vendit dhe numri 2 i vendit të merren vesh me çfarë do lloj vendimi. Edhe në këto raste ka një bashkëbisedim mes palëve. Pra çdo njeri që ka firmën, ka diskrecionin të vendosi vlerësimin e tij, të vendosë apo të mos vendosë firmën. Unë e vlerësoj këtë vlerësim në këtë kontekst. Kjo është një krizë institucionale mes presidentit ,kryeministrit dhe Kuvendit, duke qenë se nuk kemi edhe Gjykatë Kushtetuese. Kemi të bëjmë krizë institucionale kushtetuese, politike, por ajo morale është e diskutueshme. Presidenti ka përgjegjësi për politikën e Jashtme. Ramës po i mbarohet vaji i kandilit dhe është drejt dështimit të plotë. Rama është  si një shishe vere që nuk  e ka verën e mirë dhe as shishen dhe përpiqet të luaj me etiketën”, tha ai në “Kjo Javë” në News 24.