Transmetuar më 12-01-2019, 14:59

Largimi i Jose Mourinhos nuk e ka garantuar aspak të ardhmen e Paul Pogba te Manchester United, pasi drejtuesit e “djajve të kuq” janë të bindur të largojnë kampionin e botës gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Drejtuesit anglezë po negociojnë me ata të Juventusit në Itali, për të bërë të mundur rikthimin e Pogba në Torino, gjë të cilën e ka kërkuar edhe vetë futbollisti, ndërsa orët e fundit janë hedhur hapa më konkretë.

Kjo pasi klubi anglez ka kërkuar shërbimet e brazilianit Douglas Costa, i cili nuk shihet si titullar i padiskutueshëm nga Allergi dhe Ed Woodward po kërkon me ngulm të futë sulmuesin në marrëveshjen për transferimin e Pogbasë.

Nga ana tjetër, edhe te Juventusit i pëlqen ideja, pasi do të largonin një futbollist që luan vetëm gjysmën e takimeve gjatë vitit.