Transmetuar më 12-01-2019, 10:54

Ka vijuar edhe këtë paradite të shtune debati në distancë mes kryeministrit dhe presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Përmes një postimi në Facebook, Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Meta.

Më tej Presidenti Meta shprehet se, “Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para.??”./b.l/noa.al/